MINISTRJA KUSHI
DEKLARATA E DATES 13 TETOR
Për një shkollë më thonë, ajo fotoja në fshatin Babicë është montazh, duhet ta verifikoj, nuk mund ta marr të mirëqenë . Ne kemi video që mësimi bëhet normal në vlorë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Edhe pse minsitrja e Arsimit Evis Kushi u justifikua një ditë më parë në komisionin e medias duke e cilësuar si një montazh lajmin e datës 6 tetor se në Babicë nxënësit e klasës së parë e të dytë zhvillonin mësim në ambientet e një lokali, prindërit thonë të kundërtën.
Ata rrëfejnë se ishte një zgjedhje e tyre në bashkëpunim me mësuesit deri në rikonstruksionin e shkollës pasi nuk mund t’i çonin dot fëmijët në vlorë.
Prindi 1: Mësimin tani e bejne tek shkolla.
Gazetarja: po një javë më parë?
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Prindi 1: Tek Lokali. Ishte një zgjedhje shumë e mirë më mirë aty sesa në telefon.
Prindi 2: Tani e bejne në shkollë mesimin.
Gazetarja: Po një javë më parë?
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Prindi 2: Ca online, ca iknin në Vlorë.
Gazetarja: Po mësimi në lokal?
Prindi 2: Ishte një zgjidhje e jona, mendoj se ishte shumë mirë.
Prindi 3: E zgjodhëm ne prindërit. Nuk ishte faji i mësueve.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë kjo eshte godina e lokalit ku rreth 30 nxënës për disa javë zhvilluan mësim, para se të transferoheshin në ambientet e shkollës, e cila ka vetëm një javë që është hapur.
Nga ana tjetër këto janë pamjet e para disa ditëve brenda lokalit ku fëmijët mësonin.