Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas publikimit të një bisede në Ëhatsapp me deputetin demokrat Flamur Noka që qarkulloi sot në media.
Nga foltorja e Kuvendit, Manja deklaroi se Alibeaj ka folur për një komplot me “Foltoren” e Berishës, por theksoi se me Nokën ka 10 vite në një sallë parlamenti dhe nuk është faji i tij pse demokratët e kanë shpallur kulak.
“Paska thënë se ka zbuluar komplot të madh të Berishës me Ramën nga një sms që paskam shkëmbyer unë me Flamur Nokën. Po more zotëri, njerëz jemi, kam 10 vite me Flamur Nokën në këtë sallë, nuk është faji im që e keni shpall Flamur Nokën kulak. Do flas me Nokën, do flas edhe me ju sepse nesër ju prap në një krah jeni, por kur të pajtoheni ju parap ne nuk mund të prishim raportet miqësore në këtë sallë. Komplot i madh i foltores me qeverinë Rama. Tani që keni hallin që keni, një herë thoni Rama është me foltoren, pastaj me atë tjetrin. Jo mo jo, Rama është kryeministër i Shqiptarëve. Pastaj sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi goxha diference në fakt”, tha Manja.