Partia Demokratike deklaron se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë, duke iu referuar dhe njëherë mesazhit të Flamur Nokës me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

 

Në deklaratën e PD, thuhet se kushdo e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur merresh vetëm me gënjeshtra dhe del e vërteta, ajo të dhemb edhe më shumë. Si ka mundësi që Flamur Noka i jep urdhra Linditës dhe Lindita bën siç do Flamuri dhe ia jep fjalën Berishës?! Kjo ndodh vetëm kur ata janë bashkë dhe kanë një qëllim, që një deputet urdhëron kryetaren e Kuvendit kujt t’i japë fjalën dhe kujt jo. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, deklaron PD.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";