Gjykata e Apelit do të vendosë sot në orën 10:00 për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Gjyqtaret Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro do të përcaktojnë nëse kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha apo Lulzim Basha, pra se kujt prej tyre do i takojë vula e partisë.

Odisea e betejës gjyqësore për kryetarin e PD nisi në 11 dhjetorin e vitit 2021 kur Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar, shkarkoi Bashën nga detyra e kryetarit dhe zgjodhi strukturat e reja drejtuese.

Berisha fitoi betejën në Gjykatën e Shkallës së Parë, por humbi në Gjykatën e Apelit. Në dhjetorin e vitit 2023 Gjykata e Lartë riktheu çështjen për rishqyrtim në Apel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse beteja gjyqësore për logon e Partisë Demokratike do të vazhdojë sido që të jetë vendimi i Gjykatës së Apelit, nesër vendoset se cili ka të drejtën të garojë me logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Sali Berisha apo Lulzim Basha./vizionplus.tv