Ditën e sotme në fshatin Suk 1, Fier është përcjellë për në banesën e fundit Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra ditën e djeshme nga vjehrri i ardhshëm.

 

Në fshatin e saj të prindërve, fqinjët shprehen se kanë qenë në dijeni të situatës që po kalonte 30 vjeçarja e cila nuk pranohej nga vjehrri 61-vjeçar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte një krim i rëndë. E kam fqinj këtu. vajza ishte e martuar në Berat, ishte me tre fëmijë. La burrin nga Berati dhe u lidh me këtë. Ai nuk e donte nuse për djalin. Unë e njoh për vajzë të mirë, janë punëtore të gjitha si motra. Unë nuk e di pse u ndanë. Dhe ai ishte djalë i mirë shumë. Ai e kërkoi 3 herë para se ajo të vritej, por këta nuk pranuan”