Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”. Në pranga përfundoi drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, 38-vjeçari me iniciale E. N.
Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.
Advertisement