Merr fund makthi/ Hapet rruga drejt jugut që shmang Vlorën dhe Radhimën (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merr fund makthi/ Hapet rruga drejt jugut që shmang Vlorën dhe Radhimën (VIDEO)

Nga kjo fundjavë, rruga për në jug të vendit do të jetë lehtësisht e qarkullueshme nga makinat, pasi ministria e infrastrukturës hapi përkohësisht bypasin e Vlorës.

 

Rruga do të jetë e lirë me dy sense lëvizjeje, deri në përfundim të sezonit turistik e më pas, do të mbyllet sërish deri në përfundimin e punimeve.

 

Advertisement

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video panoramike të kësaj vepre publike.

 

Rruga nis në hyrje të Vlorës, aty ku mbaron autostrada dhe vijon deri në dukat, pasi kalon Orikumin. Hapja përkohësisht e këtij segmenti synon lehtësimin e qarkullimit në pikun e sezonit turistik.

 

Advertisement

Ndërsa punimet për këtë vepër pritet të përfundojnë në fund të vitit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy