![Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Fier](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/640-0-ngfjgfh-1724353736-626x400.jpg)
Një automjet tip “Mercedes-Benz ML” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në bypassin e Fierit, pranë mbikalimit të Daullasit.
Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.
Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të lënduar.
Advertisement
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim./vizionplus.tv