Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë sërish ka marr flakë.Një situatë alarmante është paraqitur paraditen e sotme, ku salla operacionale e zjarrfikses ka marr një telefonat, rreth orës 11:00 për një zjarr që po përparonte me shpejtësi, në fushën e grumbullimit të mbeturinave.

 

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjet zjarrfikës si dhe disa efektivë të cilët prej 60 minutash kanë luftuar me flakët. Si rjedhojë e lajmërimit në kohë dhe reagimit të shpejtë zjarri është shuar, teksa situata tashmë është vendosur nën kontroll.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreziku ka qënë tepër i lartë për shkak se flakët mund të përparonin dhe situata të kthehej në problematike si disa ditë më parë.Zjarri dyshohet të ketë qënë i qëllimshëm, teksa në vendngjarje edhe policia e Vlorës e cila po punon për identifikimin e autorve të vendosjes së këtij zjarri.