Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mjekës. Bëhet me dije se ka marrë flakë kati i dytë i banesës dykatëshe.
Fatmirësisht, raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.
Advertisement
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku bën të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë e pranishme në vendngjarje është edhe policia, që do të përcaktojë shkaqet e zjarrit.
Advertisement
Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Pritet që për këtë ngjarje policia të dalë me një njoftim zyrtar.