Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Si pasojë e shkrumbimit të automjetit tip “Ford” raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.