Një automjet në ecje ka marrë flakë në aksin rrugor Orikum-Vlorë.
Policia njofton se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.