Kancelarja gjermane Angela Merkel, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, kancelarjaështë shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë këtë vit, duke u shprehur se pavarësisht përparimeve që ka bërë vendi ynë nuk premton negociatat. Ndërsa lidhur me Maqedoninë e Veriut ajo u shpreh se shpresonte se do të mënjanonte problemet me Bullgarinë.
“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt. Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja.
Merkel foli edhe për Serbinë, duke shtuar se duhen bërë përparime lidhur me dialogun me Kosovën. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja.
Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e pandemisë.
Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi me pretendimin se nuk janë plotësuar kushtet e vendosura nga Budestagu. Shqipëria, për ndërkombëtarët, nuk ka plotësuar vakancat në Gjykatën e Lartë, ndërkohë duhet implementuar edhe Reforma Zgjedhore.
The post Merkel: S’mund ta premtoj çeljen e negociatave brenda vitit me Shqipërinë! Shpresë për Maqedoninë appeared first on ShqipMedia.