Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti këtë të martë në Tiranë. Ajo u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

 

Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa vizita e saj kryhet për të përmbushur  angazhimet e ndërmarra në “Procesin e Berlinit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë.

 

Ceremonia pritëse për Kancelaren po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku Merkel u prit nga Rama.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, bashkë me kancelaren gjermane do të ulen në një tryezë të përbashkët, ku i gjithë diskutimi do të jetë për arritjet, objektivat dhe qasjen ndaj “Procesit të Berlinit”.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";