Merkel mbërrin në Tiranë, e pret Olta Xhaçka në Rinas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merkel mbërrin në Tiranë, e pret Olta Xhaçka në Rinas

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti këtë të martë në Tiranë. Ajo u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

 

Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa vizita e saj kryhet për të përmbushur  angazhimet e ndërmarra në “Procesin e Berlinit”.

 

Advertisement

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin 🇪🇺 të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. 🇦🇱🤝🇩🇪

 

Ceremonia pritëse për Kancelaren po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku Merkel u prit nga Rama.

 

Advertisement

Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, bashkë me kancelaren gjermane do të ulen në një tryezë të përbashkët, ku i gjithë diskutimi do të jetë për arritjet, objektivat dhe qasjen ndaj “Procesit të Berlinit”.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy