Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov se në Ukrainë ka prani të “mercenarëve shqiptarë”.
Ky pretendim është mohuar në mënyrë kategorike nga Ministria jonë e Jashtme.
Advertisement
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet ne reagim.