Megaoperacioni në Krujë/ Arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Megaoperacioni në Krujë/ Arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim

Policia e Krujës ka arrestuar dy vëllezër, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë.

 

Advertisement

Krujë/Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.   

 

2 vëllezërit, bashkëpunëtorë me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Malësia e Krujës”.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit në kërkim: 

 

L.Sh., 37 vjeç dhe K. Sh., 35 vjeç, banues në Shkretë, Krujë.

 

Advertisement

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.    

 

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë. 

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy