Një mega operacion kundër kultivimit të lëndēve narkotike ka zbuluar mbi 24 mije bime kanabis të mbjella në zonën e Shkodrës.
Kërkimet me dronë të policisë zgjatën 72 orë, ndërsa u angazhuan 7 mijë punonjës policie.
Kontrollet janë zhvilluar në malësinë e Krujës, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Arst, Pukë, u gjetën dhe sekuestruan 29 kilogramë kanabis në formën e boçeve.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar , shtetasi N. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Arst, shtetasin K. B., për shpërdorim detyre.
Në qarkun Shkodër u asgjësuan në total 15 338 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Fushë Arrëz. Si autor i dyshuar i njërit prej rasteve të kultivimit, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 52 vjeç, banues në Arst, Fierzë, Fushë Arrëz.
Në malësinë e Krujës u asgjësuan 4630 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.
Në qarkun Lezhe u asgjësuan në total 4000 bimë kanabis që u gjetën të kultivuara në disa fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.
Në zona malore të rrethit të Tropojës u asgjësuan 252 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkisë Tropojë.