Më shumë se 20 mijë rrënë kanabis janë asgjesuar nga policia pas një kontrolli të shtrirë në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thellë.

 

Policia njofton se në kuadër të megaoperacionit “Fokusi” janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këto raste kultivimi, janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim.

 

Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megaoperacioni për kontrollin e territorit, i shtrirë në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thellë .

 

Në megaoperacion janë angazhuar strukturat vendore të policisë dhe grupe të FNSH-ve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë 72 orëve të fundit, janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

 

Si rezultat, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë cannabis sativa.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këto raste kultivimi, janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim.

 

Në Malësinë e Shkodrës, si rezultat i fazës së 12-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, u asgjësuan 15 744 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar për rastet e kultivimit, u vu në pranga shtetasi Rr. Q. dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në zona malore të rrethit të Krujës, si rezultat i fazës së 35-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 1909 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.

 

Në zona malore të qarkut të Lezhës, si rezultat i fazës së 32-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u asgjësuan 1854 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 6-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 1390 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas.

 

Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.

 

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, pasi vetëm bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient të sigurtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";