
Një mega-operacion antidrogë është finalizuar mes Policisë së Shtetit dhe asaj spanjolle.
Në pranga kanë përfunduar 107 persona, të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.
Advertisement
Gjatë operacionit të koduar “DOBRA”, u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari.
Efektivët asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, dhe sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj..
Advertisement