Fatmir Mediu zhvilloi takime elektorale në njësinë numër 2 në Tiranë.
Kreu Ii PR tha se qeveria duhet t`ju shërbejë qytetareve dhe jo xhepave të individeve.
Ne besojmë se paratë në xhepat tuaj janë më të sigurta se paratë në xhepat e Ramës apo Erion Veliajt. Atë që dini ju ta bëni me financat, nuk di ta bëjë as Edi Rama, sepse në fund të fundit ju i shërbeni familjes suaj, kurse ata përpiqen që t`i shërbejnë klaneve të cilat kanë sjellë vetëm korrupsion.
Mediu shtoi se asnje vend në rajon nuk e ka trajtuar pandeminë, sic e trajton Edi Rama për qellime politike dhe jashte cdo standarti njerezor, shëndetesor dhe qeverises.
Të gjitha vendet e rajonit kanë stimuluar bizneset financiarisht, për t`i mbështetur ato, sepse po mbaroi biznesi, ka mbaruar ekonomia, ka mbaruar punësimi. Kanë trajtuar familje me pagesa nga ana e shtetit, kurse Rama të gjitha paratë që merr nga taksat tona i ka dhënë për interesa korruptive me PPP-të që ka, të cilat nuk kanë asnjë vlerë në këtë lloj situate, dhe për më tepër të thotë që ti duhet të punosh nga ora 8 deri në 6 apo deri në orën 8, dhe të kufizon oraret dhe të kufizon mundësi biznesi dhe nga ana tjetër të kërkon po të njëjtat taksa sic kanë qenë më parë. Pra të gjitha këto në kompleks tregojnë që ne kemi një qeverisje e cila ka humbur jo vetëm sensin politik por dhe sensin njerëzor.
Mediu, I rënditur I 7 në listën e qarkut Tiranë tha se 25 Prilli nuk është thjesht cështje votimesh, por është një moment me shumë rëndësi në historinë tonë kombëtare, jashtëzakonisht i rëndësishëm për t`a kthyer Shqipërinë në rrugën e mbarë.