Mediu: Opozita kontratë me qytetarët për të luftuar krimin dhe korrupsionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediu: Opozita kontratë me qytetarët për të luftuar krimin dhe korrupsionin

Kryetari i Partise Republikane zhvilloi një takim me strukturat e PR në qytetin e Durresit  ku theksoj se viti 2021 ka rendesi jetike per vendin.

Shqiptaret e kanë vetëdijen se zgjedhjet e 24 Prillit kanë rëndësi kombetare, tha mes të tjerash Mediu.

 

Rama ka shkaterruar cdo institucion qe garanton demokracine dhe rrugen Europiane.

Advertisement

Ne duhet ti shtrojme pyetjet vehtes se:

A jemi ne në ato standarte që duam, për t`u bërë vend i Bashkimit Europian?         

Për më tepër, ëndrra jonë europiane është më afër, apo më larg?

Shtatë vite rresht, Bashkimi Europian ka refuzuar hapur Edi Ramën. Nuk ka refuzuar shqiptarët, por ka refuzuar një qeverisje të korruptuar, një regjim të korruptuar, i cili ka shkatërruar në themel, liritë dhe të drejtat tona, mundësitë tona ekonomike, për të zhvilluar ekonominë familjare dhe ekonominë tonë kombëtare, mundësitë për punësim, dhe nga ana tjetër, po ashtu, ka rritur në nivele të papranueshme, tërësisht shkatërruese, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Advertisement

 Çdo moment që kalon, është në dëm të qytetarëve shqiptarë. Çdo moment që kalon, është në dëm të opozitës shqiptare. Opozita shqiptare duhet të vijë në radhë të parë, në një marrëdhënie të re me shqiptarët, në një marrëdhënie për të bashkuar shqiptarët, për të bashkuar veten. Mënyra për të bashkuar shqiptarët është për të krijuar ide të qarta dhe qëndrime të qarta, se çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta ndryshojmë këtë realitet, duke u nisur nga eksperiencat e vjetra, pozitive, por duke ndërtuar dhe marrëdhënie të reja.

Mediu shtoi se opozita më shumë sesa listat dhe ndarja e kandidateve, duhet të ndërtojë një marrëdhenie të sinqertë me qytetarët dhe të bëjë me ta një kontratë morale.

 

Gjëja e parë që ka nevojë opozita, më tepër se të bashkohet me një apo me dy koalicione, është të krijojë një marrëdhënie të qenësishme politike me qytetarët, nëpërmjet një kontrate të qartë politike, dhe një kontrate morale, që përcakton detyrimet tona si politikanë, përballë qytetarëve shqiptarë, për të realizuar të gjitha ato që janë detyrimi ynë karshi qytetarëve, në respektim të lirive dhe të drejtave të tyre, për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, për të krijuar mundësi punësimi, për të mbështetur biznesin, për të krijuar reforma të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, për të garantuar që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, brenda katër vjeçarit të parë, ashtu siç e bëmë në vitin 2005 vend anëtar të NATO-s, brenda një katër vjeçari. Ne bëmë luftë me korrupsionin, luftë me krimin, me ndërtimin e institucioneve, me investime të rëndësishme në infrastrukturë, në energjitikë dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm, zhvilluam ekonominë, ndërtuam dhe forcuam demokracinë shqiptare

Advertisement

 

Mediu tha se shume shpejt do te prezantohen edhe kandidatet per deputet te PR ne Durres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy