Mediat kolumbiane tregojnë si jetonte bosi shqiptar i drogës: S’kishte makinë, nuk përdorte celular

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mediat kolumbiane tregojnë si jetonte bosi shqiptar i drogës: S’kishte makinë, nuk përdorte celular

Mediat kolumbiane kanë treguar se si iu fshihej autoriteteve Agim Çerma, baroni i drogës që transportonte kokainë me avion nga Kolumbia në Europë.

 

I njohur ndryshe me nofkën “Jimmi”, shqiptari kamuflohej duke jetuar si një njeri i thjeshtë, pa makinë, celular, ndërsa jetonte në një shtëpi me qira dhe përdorte gjithmonë mjete të transportit publik. Madje, ai hiqej se ishte një inxhinier civil.

 

Advertisement

Çerma u zhvendos në Kolumbi në vitin 2014, së bashku me bashkëshorten, në veri të qytetit të Barranquilla dhe prej andej filloi rrjetin e tij kriminal.

 

Nuk e kishte zgjedhur rastësisht këtë vend për të jetuar.  Afërsia me portet kryesore do të lehtësonte trafikimin e kokainës në SHBA apo vendet europiane.

 

Advertisement

Agim Çerma është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton të jetë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Çerma është dënuar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998 për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë. Por, u lirua me kusht nga burgu në vitin 2012 nga gjyqtarja Parashqevi Ademi, e dënuar gjithashtu nga drejtësia në vitin 2015 për korrupsion.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy