Media britanike: Shqiptarët ‘paralizojnë’ Londrën për Festën e Pavarësisë me makina luksoze (Pamjet)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Media britanike: Shqiptarët ‘paralizojnë’ Londrën për Festën e Pavarësisë me makina luksoze (Pamjet)

Qindra shqiptarë dolën në rrugët e Londrës mbrëmjen e kaluar për të festuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

 

Pamjet e tyre kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. Ndër to, Daily Mail e cila iu ka kushtuar një artikull.

Advertisement

 

“Pamjet e  shpërndara në internet tregojnë Audit, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që bllokuan trafikun pranë Ëestminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane zbritën në terren për të rregulluar qarkullimin e atomjeteve.

 

 

Advertisement

Në klipe të ndryshme, burra dhe gra u panë duke valëvitur flamurin shqiptar nga xhamat e makinave luksoze që kapin vlerën e qindra mijëra paundve.

 

 

Diku tjetër, makinat xhironin gomat ndërsa të rinj shiheshin duke kërcyer me veshje kombëtare.” – shkruan Daily Mail.

Advertisement

 

 

Në të njëjtin shesh në Londër, shqiptarët u mblodhën edhe një muaj më parë për të protestuar pas deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

 

Advertisement

 

Daily Mail ka përfshirë në artikull edhe kritikët që nuk pëlqyen festën e shqiptarëve për shkak të rrëmujës e trafikut ndërsa disa të tjerë dolën në mbrotje të shqiptarëve duke i komplimentuar.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy