Për shkak të pagave të ulëta, orëve të gjata të punës dhe stresit, gazetaria nuk ka qenë kurrë karriera më e dëshiruar në Ballkan. Por një vrojtim me punëtorët e medias në rajon tregon se COVID-19 i ka bërë kushtet e tyre të jetesës në tërësi më të këqija.

Për shkak të natyrës së punës, gazetarët nuk kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi. Në punë, gjithsesi, ata përballen gjithmonë me faktin që i duhet të balancojnë nevojën për të marrë informacionin me nevojën për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Ndërsa shumë aspekte të jetës janë ngadalësuar deri në ndalim, cikli i lajmeve nuk është ngadalësuar por gazetarët përballen me detyrën e pakëndshme të të kuptuarit të kompleksitetit të pandemisë dhe të shpjeguarit të saj për shikuesit apo lexuesit, ndërkohë që seleksionojnë mënjanë lajmet false te teoritë e komplotit.

Vija mes kohës së punës dhe kohës së lirë është bërë gjithnjë e më e mjegullt, duke ekspozuar gazetarët ndaj problemeve të shëndetit mendor në përmasa të cilat ekspertët thonë se kuptohen dot ende tërësisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe mbi këto, qeveritë dhe institucionet shtetërore në të gjithë Ballkanin kanë kufizuar fluksin e informacionit për median, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për gazetarët të bëjnë punën e vet.

“Depresioni mund të shfaqet si shqetësim më vonë,” thotë Gentiana Begolli Pustina, drejtuese e Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës, AJK.

“Por tani për tani gazetarët kanë probleme të tjera ekzistenciale. Ata shkojnë në punë dhe shqetësohen se mund të hapin vendin e punës. Ata nuk kanë kohë për të menduar për depresionin apo stresin. Ne do t’i ndjejmë pasojat në një fazë të më vonë.”

Financat, mbingarkesë me punë, shëndeti mendor dhe aksesi në informacion

Nga mesi i prillit deri në mes të majit të vitit të kaluar, BIRN vrojtoi punëtorët e medias në Serbi, Shqipëri, Bosnjë dhe Herzegovinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke i pyetur ata se si e kishte ndryshuar punën dhe jetën e tyre pandemia COVID-19 me një fokus në problemet financiare, ngarkesën me punë, problemet e shëndetit mendor dhe bashkëpunimit me zyrtarët publikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes gjetjeve ishin:

– Shumica e punëtorëve të medias kanë frikë për standardet e tyre të jetesës, ku dy të tretat rendisin mbështetjen financiare si shumë të nevojshme.

– Më shumë se 60 për qind thanë se ata kishin “më shumë” ose “shumë më shumë” punë se sa zakonisht. Në Bosnjë ky shqetësim ishte për 73% të gazetarëve ndërsa në Serbi për 70% të tyre.

– Më shumë se 55 për qind thanë se ata janë duke humbur të ardhurat për shkak të pandemisë. Situata rezultoi më e rëndë në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Më shumë se 58 për qind thanë se raportimi mbi COVID-19 ka prekur shëndetin e tyre mendor.

– Shumica e gazetarëve thanë se kanë mbështetjen e punëdhënësve kur vjen puna për leje shëndetësore të paguar apo pajisje mbrojtëse.

– Afërsisht 40 për qind thanë se rastet kur zyrtarët publikë nuk iu janë përgjigjur pyetjeve të tyre janë rritur gjatë kohës së pandemisë.

– Zyrtarët në Serbi janë më kufizues kur vjen puna për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve të medias, ku më shumë se gjysma e përgjigjeve thonë se ata rrallë herë përgjigjen. Në anën tjetër të peshores, 44.5% e gazetarëve të pyetur në Maqedoninë e Veriut thanë se ata marrin përgjigje shpesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Pandemia nuk e ka ndryshuar sjelljen e tyre komunikuese. Gazetarët në rajon vijojnë të përdorin përgjithësisht telefonin dhe emailin, pasuar nga Viber dhe WhatsApp. Pothuajse 14 për qind e tyre thanë se përdorin Signal, i cili konsiderohet si më i sigurt.

Të ardhura të humbura, punë të humbura

Standardet e jetesës kanë qenë prej kohësh shqetësim për gazetarët në Ballkan që para se të fillonte pandemia. Gazetarët në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë fitojnë më pak se sa paga mesatare e këtyre vendeve, sipas një studimi të kryer në vitin 2020 nga Asosacioni i Gazetarëve të Serbisë, UNS. Në vrojtimin e BIRN, 58 për qind e të anketuarve renditën mbështetjen financiare si nevojën kryesore të tyre gjatë pandemisë. Në Maqedoninë e Veriut shifra ishte 70 për qind ndërsa në Bosnjë, 67 për qind.

Më shumë se 55 për qind e të gjithë të anketuarve thanë se ata po humbasin të ardhura për shkak të pandemisë. Sipas vendeve, shifra më e lartë, gati 82 për qind, ishte në Maqedoninë e Veriut, pasuar nga Shqipëria me 64 për qind. Rreth 37 për qind në Serbi thanë se po humbasin para.

Shoqatat e gazetarëve kanë luftuar që së paku të mbrohen vendet e punës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne ia dolën të biem dakord me qeverinë për injektim financiar në mënyrë që të mbulohen shpenzimet për sigurimin shëndetësor dhe sigurimin për pension të gazetarëve, masë që ka hyrë në fuqi,” tha gazetari Darko Duridanski nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe e Punonjësve të Medias në Maqedoni, SSNM.

“Qeveria ka ndihmuar gjithashtu mediat financiarisht kështu që besojmë se kjo përbën një arsye të madhe se pse nuk kemi parë humbje masive të vendeve të punës apo pasoja të tjera negative financiare,” shtoi ai për BIRN.

Më të rrezikuar janë kameramanët, të cilët janë më pak të kërkuar për shkak të ritjes së komunikimeve online dhe konferencave virtuale për shtyp.

Në Serbi pati humbje të vendeve të punës, veçanërisht nga një televizion publik vendor në provincën veriore të Vojvodinës, ku më shumë se 100 njerëz u hodhën në rrugë nga tetori 2020 deri në janar 2021, shumica me kontrata të pasiguruara të punësuar përmes agjencive. RTV Vojvodina pësoi një ulje të buxhetit të vet me 1.7 milionë euro nga shteti në vitin 2020.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këta njerëz punonin më së shumti në terren dhe rrezikonin shëndetin e tyre,” tha Darko Sper, përfaqësues i sindikatës Nezavisnost [Pavarësia] për RTV Vojvodina. “Edhe drejtori i lavdëroi ata, por kjo nuk mjaftoi,” i tha ai BIRN.

Sper tha se kushtet e punës për gazetarët janë përkeqësuar “për shkak se ata vazhdimisht janë në front. Ata shkojnë në terren për të raportuar, nga spitalet COVID-19 apo nga rrugët apo duke pasur të ftuar nëpër studio.”

Më shumë punëtorë për po aq ose më pak para

Sipas vrojtimit, ngarkesa me punë është rritur, më shumë se 60 për qind e gazetarëve thonë se u është dashur të bëjnë më shumë që pas fillimit të pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Bosnjë, 73 për qind e të vrojtuarve thanë se ngarkesa e tyre në punë është rritur, pasuar nga 70 për qind në Serbi.

“Ne punuam tre herë më shumë për pagesë të njëjtë apo të ulët,” tha një gazetar në Bosnjë në vrojtim, në të cilin pjesëmarrësit u përgjigjën në mënyrë anonime.

Dhe puna po bëhet me të njëjtat burime.

“Përveç sfidave të biznesit dhe krizës ekonomike që po vjen si rezultat i pandemisë, problemi më i madh në prodhim janë burimet njerëzore të kufizuara në raport me intensitetin e prodhimit dhe sasia e njohurive që nevojiten për çështje të shëndetit publik,” tha një drejtor mediaje në Malin e Zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në anën pozitive, shumica e pjesëmarrësve ishin të kënaqur me mënyrën se si punëmarrësit e tyre menaxhuan shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse dhe lejet e paguara shëndetësore. Një e treta tha se ata ishin lënë të kujdeseshin për veten pa ndonjë ndihmë.

Në total, 70 për qind e punëdhënësve ofroi pajisje ndihmëse ndërsa 68 për qind e tyre thanë se u janë paguar rogat kur iu është nevojitur të vetë-izolohen apo karantinohen për shkak të COVID-19.

Informacioni është bërë më i vështirë për t’u marrë

Në kushtet e punës së përditshme, pandemia ka kufizuar mundësitë për gazetarët që të takohen me burimet e tyre personalisht dhe e ka bërë gjithnjë e më të vështirë marrjen e informacionit nga zyrtarët publikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëpër të gjithë Ballkanin, gazetarët janë penguar në përpjekjet për të investiguar shpenzimet e stërmëdha publike për të luftuar koronavirusin e ri, të kryera shpesh jashtë procedurave të rregullta të prokurimit publik.

“Mundësia për të takuar burimet personalisht për shkak të kufizimeve në lëvizje dhe vështirësia për të marrë informacion nga institucionet, të cilat nuk mbajnë konferenca për shtyp, ishin mes problemeve më të mëdha,” tha një gazetar nga Shqipëria.

Nga të vrojtuarit, 51 për qind thanë se ishte “e lehtë” ose “shumë e lehtë” për të marrë leje për të raportuar gjatë ndalim-qarkullimeve të imponuara për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Por në Serbi, 31 për qind thanë se ishte “e vështirë” ose “shumë e vështirë”, dyfish me normën mesatare të rajonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gazetarët në Serbi hasën më shumë vështirësi për të marrë informacion nga autoritetet. Afërsisht 53 për qind e të vrojtuarve në Serbi thanë se rrallë herë marrin përgjigje nga burimet zyrtare për pyetjet në lidhje me COVID-19.

Nga të gjithë pjesëmarrësit në vrojtim, rreth 40 për qind thanë se numri i pyetjeve që mbetet pa përgjigje është rritur që nga fillimi i pandemisë.

Në Serbi, qeveria formalisht u përpoq të kufizojë informacionin përmes një dekreti të publikuar më 31 mars, në të cilin ndalohej çdokush nga qeveria dhe Stafi i Krizës COVID-19 të japë informacion në media mbi pandeminë. Lëvizja shkaktoi shumë kritika dhe dekreti më vonë u tërhoq.

Sper nga RTV Vojvodina akuzoi autoritetet në Serbi se kanë shfrytëzuar pandeminë për të kufizuar kontrollin gazetaresk mbi çështje të palidhura me pandeminë duke cituar si argument kufizimet e COVID-19. Por kur erdhi puna te zgjedhjet e qershorit 2020, në të cilat Partia Progresiste fitoi me shumicë, këto kufizime u hoqën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur kanë nevojë për zgjedhjet, korona nuk është problem,” i tha Sper BIRN. Gjithsesi korona ishte problem kur gazetarët dhe publiku kërkonin të merrnin pjesë, fjala vjen, në një debat mbi ndikimin në mjedis të [prodhuesit të gomave]Link Long nga Kina në qytetin [serb]të Zrenjaninit.”

Probleme me shëndetin mendor

Stresi nuk është gjë e re për gazetarët por gjetjet e vrojtimit të BIRN sugjerojnë se problemet e shëndetit mendor janë në rritje.

Në pothuajse 58 për qind të rasteve raportimi për COVID-19 ka prekur shëndetin e tyre mendor. Në Shqipëri, shifra rritet në 73 për qind. Gazetarët në Malin e Zi janë shumë më mirë, me 29 për qind që thonë se kanë hasur disa probleme me shëndetin mendor.

Në një studim të publikuar në korrik nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias SSNM, në Maqedoninë e Veriut, 62 për qind të pjesëmarrësve thanë se kriza ka prekur shëndetin e tyre mendor ndërsa 48 për qind thanë se kishin nevojë për mbështetje psikologjike profesionale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Kosovë, vend që ende është duke u ngritur si shtet i pavarur që kur u nda nga Serbia më 2008, gazetarëve iu desh të përballen me një krizë të gjatë politike përveç COVID-19.

Kjo i la gazetarët në këtë vend të ri me shumë pak kohë për të menduar për mirëqenien e tyre mendore.

“Ne po presim për krijimin e qeverisë së tretë që nga dita kur filloi pandemia një vit më parë,: tha Begolli Pustina e AJK. “Ndërsa gazetarët në të gjithë botën janë përqendruar në raportimin vetëm nga pandemia, kolegët tanë në Kosovë janë detyruar të përqendrohen më shumë te kriza e vazhdueshme politike,” i tha ajo BIRN, duke shtuar se përmasat e problemeve të shëndetit mendor të gazetarëve mund të bëhen të ditura vetëm më vonë.

A do të ringrihet gazetaria?

BIRN pyeti gjithashtu gazetarët e vrojtuar mbi mënyrën se si punëdhënësit e tyre janë marrë me problemin e keqinformimit gjatë pandemisë si dhe se si kanë komunikuar ata me burimet për të marrë informacion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas përgjigjeve, vetëm 34 për qind e mediave përdorin mjete specifike për të luftuar dizinformimin apo për të verifikuar informacionin.

Për shembull, në Shqipëri, një studim i Këshillit Shqiptar të Medias dhe Konrad Adenauer Stiftung, me titullin Media dhe informimi i qytetarëve në kohën e Koronës, gjeti se standardet e raportimit kanë rënë.

“Monitorimi tregon se media shqiptare ka pësuar regres në standardet profesionale të raportimit mediatik,” shkruan raporti. “Në një masë të gjerë, raportimi i lajmeve në median shqiptare ka qenë i pabalancuar me burime, i pa verifikuar dhe për rrjedhojë, i njëanshëm. Ajo është mbështetur më së shumti në deklaratat e institucioneve dhe aktorëve të tjerë shtetërorë ndërsa shumica e deklaratave të këtyre aktorëve u konsideruan si lajme.”

Studimi vërejti gjithashtu mungesën e gazetarisë investigative gjatë pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në termat e masave të sigurisë paraprake, vetëm 13.7 për qind e pjesëmarrësve në vrojtimin e BIRN raportuan se kanë përdorur Signal, një mjet komunikimi që konsiderohet më i sigurt, për të folir me burimet. Shumica vijojnë të mbështeten te telefoni dhe emaili, pasuar nga Viber dhe WhatsApp.

Një pjesë e madhe e të anketuarve, 68.7 për qind, thanë se ata besonin se peizazhi i medias në vendin e tyre mund të ndryshojë pasi pandemia të kalojë. Kjo shifër rritet në 86 për qind në Shqipëri por bie në 59 për qind në Malin e Zi.

Mila Radulovic nga Asosacioni i Gazetarëve Profesionistë të Malit të Zi, DPNCG, theksoi se shumë nga problemet, ndonëse janë përkeqësuar që nga fillimi i pandemisë, kanë qenë shqetësim për gazetarët e Ballkanit që më herët.

“Ka një rrezik të madh që për shkak të krizës ekonomike, e cila është pasojë e pandemisë, një numër i madh kolegësh do të humbasin vendet e punës,” tha Radulovic për BIRN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo u ankua se kushtet e punës në “shumicën e redaksive” janë të këqija por shtoi: “Këto janë probleme që vijojnë prej vitesh.”