Një grup aktivistesh te nismes “Thurje” protestuan sot para ministrise se turizmit plazhet publike qe sipas tyre mungojne ne hapesiren bregdetare.
Me shezlong dhe çadër përpara ministrisë së turizmit dhe mjedisit për mungesën e hapësirave në plazhet publike. Përmes një peticioni ata kërkuan plazh 100% publik.
Krahas kësaj, bënë me dije se kanë hartuar një projektligj që do ta depozitojnë në parlament, me qëllim rikthimin e plazhit falas.
Nisma thurje synon që vija bregdetare të mos i nënshtrohet privatizimit masiv , pasi tashmë hapësirat e plazhit mund të shfrytëzohen vetëm kundrejt një pagese.
Më tej, ata i kërkuan ministrisë së turizmit që t’i kushtohet më shumë rëndësi dezinfektimit të plazheve dhe derdhjes së ujërave të zeza në ato detare.