Policia e Tiranës ka arrestuar një 39 vjeçpasi është kapur me lëndë narkotike dhe pistoletë me vete.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se 39 vjeçarit Jetmir Madani i janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 39-vjeçari.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– J. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Polisicë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe një lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.