Policia ka bërë publike momentin e arrestimit të Ramazan Rrajës dhe ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij.
Në njoftim sqarohet se Rraja është arrestuar në një lokal në zonën e Fushë-Krujës dhe gjatë arrestimit kishte me vete një pistole, me fishek në fole dhe gati për qitje.
Ramazan Rraja nuk është larguar kurrë nga Shqipëria por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë”, bëhet me dije nga policia.
30-vjeçari ishte nën shoqërinë e një tjetër personi të shpallur në kërkim, i identifikuar si shtetasi Louis Konomi alias Elton Llozhi.
Ky i fundit rezultonte në kërkim nga policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.
Nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja rezultonte i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet si organizator i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.