“Më ngeli në dorë, s’e kuptova si e vrava”/ Detaje nga vrasja e 64-vjeçares në Kuçovë, autori dhe viktima krushqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më ngeli në dorë, s’e kuptova si e vrava”/ Detaje nga vrasja e 64-vjeçares në Kuçovë, autori dhe viktima krushqi

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës, ku 58-vjeçari, Fetah Marra vrau dhe hodhi në kanal fqinjën e tij.

Mësohet se shkak besohet një borxh që autori i kishte viktimës. Bëhet me dije se viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve, një djali e një vajze. Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm.

 

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

Advertisement

 

Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy