“Më kanë vjedhur Range Rover-in që e kam blerë 60 mijë euro”, 27-vjeçari mashtron policinë për të përfituar kompensim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më kanë vjedhur Range Rover-in që e kam blerë 60 mijë euro”, 27-vjeçari mashtron policinë për të përfituar kompensim

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 27-vjeçar në Vlorë, i cili ka bërë kallëzim të rremë.

I riu ka deklaruar në polici se i kanë vjedhur makinën që e ka blerë 60 mijë euro, por pas veprimeve hetimore, rezuktoi se 27-vjeçari kishte mashtruar me qëllim përfitimin e kompensimit nga kompania e siguracionit të automjetit.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. Ç., banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro, organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti.

Nga veprimet hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se shtetasi K. Ç. kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.

Advertisement

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 27 vjeç, banues në Itali”, njofton policia.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, automjeti tip “Range Rover”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy