Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale ne Kurbin duke arrestuar nje 27-vjecar me precedent penal .
Operacioni “Ndërhyrja në Kohë” vuri ne pranga nje shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet.
I arrestuari eshte Armando Marashi, 27 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes dhe i shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.
Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një pala targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Marashi, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.