Të tjerë video të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani po qarkullojnë në rrjet.
Ajo shfaqet duke filmuar veten e saj, teksa drejton makinën.
Advertisement
Në një video, ajo ngre gishtin e mesit, duke shijuar këngë të njohura nga reperat shqiptarë.
Më tej, ajo nuk nguron të bëjë veprimë sikur qëllon me kallash, duke iu përshtatur edhe këngës që po dëgjon.
Advertisement
Një ditë më pare, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, dorëzoi kërkesën për pezullim dhe shkarkim të gjyqtares.
Advertisement