Shaip Kamberi është deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb.
I cilësuar si deputeti guximtar, ai ka ngritur flamurin shqiptar në Kuvend, ku ka folur shqip dhe në sy të gjithë ligjvënësve të tjerë serb ka kërkuar të drejtat e pakicës që janë në Luginën e Preshevës.
Në intervistë për Quo Vadis, ai tha se kurajo i buron nga vota që njerëzit i kanë dhënë, ndërsa shton se ka nxjerrë flamurin shqiptar dhe atë shtetëror serb si formë krahasuese për të tentuar të ndërtojmë reciprocitet.
Unë nuk e quaj veten guximtar, por e quaj si nëj njeri që duhet të kryeëj detyrën e vet me nder. Thjesht kurajo buron nga vota që njerëzit ma kanë dhënë. Njerëzit shqiptar janë një kohë relativisht të gjatë në politikë, jam përballur me kërcënim, diskriminim, rrahje brutale nga ana e policisë së Serbisë. Jam munduar bashkë me kolegë të tjerë që të ndërtojmë partneritet për të zgjidhur problemet dhe kemi ardhur në përfundim se pas tre marrëveshjesh, Beogradi nuk ka vullnet t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të barabartë.
AdvertisementNë gjithë këtë periudhë që kam kaluar, kam parë vuajtjet e njerëzve me të cilët këtu bashkëjetojmë, jam frustruar edhe vetë nga procese politike që nuk kanë dhënë rezultatet e pritura dhe të premtuara, më obligon që në parlament, atje ku u duhet thënë atyre që diskriminojnë të vërtetën në sy, pavarësisht çmimeve që mund të dalin nesër. Unë mundohem të veproj në suazat e asaj që legalja lejon. Kur nxjerr flamurin, kam nxjerrë flamurin shqiptar dhe atë shtetëror serb si formë krahasuese për të tentuar të ndërtojmë reciprocitet.