Policia e Lezhës ka arrestuar 54 vjeçaren Marjana Gjini, e cila u kap me lëndë narkotike, të ndarë në doza gati për shitje.

 

Policia bën me dije se 54 vjeçarja ka qenë duke lëvizur me makinë, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu asaj iu gjetën dhe sekuestruan dhjetra doza kokainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lezhë / Evidentohet dhe goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

 

Lëvizte në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, me një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 54-vjeçarja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe kanë goditur një rast tjetër të shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja M. Gj., 54 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

54-vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, teksa po lëvizte me një automjet, ku pas kontrollit të ushtruar, iu gjet brenda tij një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.