Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi është kapur me 23 emigrantë të paligjshëm në makinë.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale I.T. 46 vjeç, banues në Durrës, u ndalua duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte fshehur në karrocerinë e kamufluar të mjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga policia, vihet në pranga 1 shtetas.
Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara, se një mjet tip “Ford” do të transportonte kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit me drejtues 46-vjeçarin dhe ndalimin e tij në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Gjatë kontrollit të ushtruar, në karrocerinë e mjetit, në një vend të përshtatur me dërrasa dhe binarë druri, u gjetën të fshehur 23 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, shtetasi I. T., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor, të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë