Dy ditë pasi ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles Mcgonigal pranoi para gjykatës akuzat në lidhje me oligarkun rus Deripaska, lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi se  ai do të pranojë edhe akuzat në lidhje me dosjen shqiptare. Duke iu referuar mediave amerikane, Berisha deklaroi se brenda muajit do të dalë e vërteta për lidhjet e Mcgonigal me kryeministrin Rama.

 

SALI BERISHA

“Shqipëria do skuqet nga turpi vetëm pak ditë më vonë, kur McGonigal të shpallë veten fajtor për krimet që ka kryer në Shqipëri.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas ish-kryeministrit Berisha, hetimi i ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI, McGonigal në Shtetet e Bashkuara duhet të ishte shoqëruar edhe me hetimin e aktiviteteve të tij nga SPAK.

 

 “Nuk mund të ketë drejtësi në botë, përveç asaj që funksionon në kontrollin e plotë të qeverisë, që nuk hap hetimin dhe nuk vendos ndjekjen penale ndaj McGonigal dhe Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, që rekrutuan me korrupsion McGonigal, për hetime private”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas Berishës, Mcgonigal është shfrytëzuar nga qeveria për të goditur opozitën shqiptare dhe për të përgatitur dosjen në lidhje me shpalljen non grata të vetë Berishës. Ish-agjenti McGonigal, do të përballet me gjykatën në Uashington me akuzën për fshehjen e 225,000 dollarëve, që dyshohet se i ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar, Agron Neza.