![Mbytet peshkarexha në Gjirin e Gramës, shpëtojnë 4 personat në bord](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/09/fat-533x400.jpg)
Një peshkarexhe është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.
Peshkarexha Sirena Blu kishte në bord katër persona .
Advertisement
Kjo peshkarexhë e Himarës ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë Policia Kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj. Ndërkohë që janë shpëtuar marinarët, anija është mbytur.