Një turiste serbe është mbytur paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.
Bëhet fjalë për 60-vjeçarin me iniciale D.S., trupi i pajetë i të cilës u nxor në breg nga rojet bregdetare.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Advertisement