Një varkë emigrantësh ka përfunduar nën ujë gjatë orëve të para të mëngjesit në kanalin e La Manshit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat dhe autoritetet britanike.
Advertisement
Dyshohet se bëhet fjalë për disa viktima por ende nuk ka asnjë konfirmim.
Advertisement
Sinjali i parë për ndihmë ka mbërriutr në autoritetet britanike rreth orës 03:40 të mëngjesit.
Për t’I ardhur në ndihmë operacionit të shpëtimit janë dërguar varka, helikopterë dhe ekipe nga Britania e Madhe dhe Franca.
Advertisement
Sipas Daily Mail në gomone kanë qenë më shumë se 30 persona dhe frika për fatalitete është e madhe.
Advertisement
Ministria e Mbrojtjes britanike ka thënë për mediat se është në dijeni të incidentit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Advertisement