Përfaqësuesit ligjor të rrjetit arsimor “Turgut Ozal”, kanë reaguar pas lajmit të mbylljes së veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit për fëmijë.

 

Ata janë shprehur për mediat se Ministria e Arsimit nuk ka respektuar ligjin ndërsa, kanë kërkuar që të rishikohet vendimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Që në vitin 2004 kemi kryer mësim në ambiente moderne, pasi kopshti ynë është me standarde moderne. Ministria e Arsimit nuk ka respektuar ligjin. Ky vendim prish qetësinë e mbi 200 familjeve që i kanë besuar këtij institucioni arsimin e fëmijëve të tyre.”

 

Gjithashty përfaqësuesit e institcionit arsimor kanë bërë të ditur se janë të gatshëm për të ndjekur rrugën ligjore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi informuar edhe institucionet e huaja për situatën e krijuar. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndjekur rrugën ligjore në gjykatën përkatëse. Sjellim në vëmendjen tuaj se stafi pedagogjik janë të vendosur për t’u trashëguar brezave një të ardhme ku mbizotëron dashuria për atdheun”-thuhet mes të tjerash në reagimin për shtyp.