Partia Demokratike e quan dështim të qeverisë, mbylljen e shkollave për tre ditë për shkak të temperaturave të ulëta me të cilat do të përballet vendi ynë
Në një deklaratë për shtyp përmes deputetes Merita Bakiu, PD thotë se në shkolla nuk ka ngrohje pavarësisht fondeve që janë akorduar për këtë qëllim.
Ajo theksoi kryeministri shpenzon miliona euro për ngrohjen e tij dhe nga ana tjetër, nuk bëhet asnjë investim për fëmijët.
“Të hënën të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar se është ftohtë dhe ka mbyllur shkollat. PD gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve. Mbyllja e shkollave është dështim i qeverisë.
Qeveria s’ka siguruar as kushtet minimale për ngrohje. të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave në vend të kushteve normale. Sistemet e kaldajave spunojnë, rrjeti elektrik s’mban ngarkesë. Psh, të shohim Bashkinë e Dibrës, ku shumë shpejt do të ketë edhe zgjedhje. Edhe këtu janë tenderuar 105 mijë euro për ngrohje, megjithatë shkollat nuk kanë ngrohje dhe do të mbyllen nga i ftohti. Ka edhe nga ato bashki të cilat as që kanë marrë ndonjë masë për ngrohje, duke bërë shpenzime minimale për nxënësit.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Durrësi dhe Lushnja, ku do të ketë zgjedhje më 6 mars, mbajnë rekord për neglizhencë kriminale për të siguruar ngrohje në shkolla. Më pak se 30 mijë në të dyja bashkitë janë shpenzuar për të garantuar kushtet minimale të mësimit në shkolla, që fëmijët të mos rrinë me xhupa dhe me doreza apo që orët të mos bëhen të shkurtuara për shkak të ngricës në klasa. Këto ditë dimri po faktojnë se politika e qeverisjes së Edi Ramës me shkollat është një turp kombëtar! Shikoni dhe një kontrast tjetër të tmerrshëm, që tregon sa i pandjeshëm është Edi Rama për arsimin dhe sa të dështuar e nxjerrin këto 3 ditë dimri me shkolla të mbyllura për shkak të të ftohtit. Ti japim fund kësaj gjendje duke nisur që më 6 mars”, tha Bakiu.