Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit, për të mbyllur këto tre ditë shkollat.
Përmes një postimi në “Facebook” Zhupa thekson se ndihet keq që shkollat të jenë mbyllur në një ditë që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.
Sipas Zhupës nuk dihet arsyeja e qartë se pse u mbyllën shkollat, për situatën me motin apo për rritjen e rasteve me Omicron. Zhupa thekson se kemi të bëjmë me mungesë transparence nga ana e qeverisë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit, si Dita Ndërkombëtare e Arsimit unë ndjehem keq që na gjej me shkolla të mbyllura.
Unë ndihem keq që sot në Dita Ndërkombëtare e Arsimit ne ju themi shqiptarëve që i kemi shkollat të cilat nuk garantojnë dot ngrohje, që i mbyllim shkollat dhe nuk dimë arsyen reale përse i mbyllem, i mbyllem për ngrohje, për ftohje, për Omicronin, për dushet, për mungese mesuesish, për largësinë apo morëm një informacion meterologjik të një temperature te ulët -17 gradë dhe e barazuam si Tiranën si Tropojën si Sarandën ndërkohë që temperaturat mesa di unë dhe mesa shohim në parashikim e motit janë të ndryshme në zonat e vendit.
AdvertisementPra duhet të kuptojmë çfarë ndodh në këtë vend dhe ajo që ne na karakterizon që ju në fakt ju karakterizon po qeverinë është mungesa totale e llogaridhënës dhe mungesa e transparencës dhe ky është një model si qeveritar që merret dhe në këto vendimet që merrni për të mbyllur 3 ditë shkollat sipas qejfit duke mos marrë as përgjegjësin për të kuptuar dhe qytetarë shqiptarë se pse po merret ky vendim dhe kush janë pasojat dhe si mund të bëhet vendimi sa më i plotë dhe i drejtë duke parashikuar edhe lejet për prindërit që unë e thash dje dhe Ministrja pastaj reagoj po do t`i japim lejet por se si dhe kur se dimë, se sot duhet të ishin në punë ata ndërkohë asnjë vendim s`ka dal thjeshtë e ka thënë në një status në ‘Facebook’ Ministrja.
Pra kjo është mënyra se si funksionon qeverisja Juaj por ne nuk do të ju bëhemi shtojcë, pra komisioni nuk do funksionoj njësoj siç funksionon qeveria që vjen atje thotë çfarë të dojë, miratojnë pa transparencë dhe llogaridhënie dhe pastaj themi që kemi bërë për të mirën e studentëve ndërkohë që studentët sot në konviktet shqiptare veç paguajnë më shumë, paguajnë nga 5000 lekë që paguanin tani paguajnë 6000 lekë, por jetojnë në të njëjtat kushte se ju e thoni vetë se tani duhet të bëhet rehabilitimi me eficence energjie po të shkojnë mediat dhe kanë vajt disa nga mediat dhe I kanë nxjerrë, ata ngrohen me një rezistencë që e sjellin vetë nga shpia dhe janë mbi 4-5 veta në një dhomë, të gjitha gjërat i sjellin vetë pra atje paguajnë vetëm një godinë e cila quhet godina e qytetit student.
Ndërkohë që paratë dhe unë do të kem mundësinë që kur të vijnë persona konkret do jua them qe paratë janë dhënë, janë dhënë më shumë se c`jane parashikuar dhe janë dhënë pa kufij nga buxheti i shqiptarëve dhe studentët shqiptarë nuk kanë marrë asgjë mbrapsht.
Duhet ta kuptojmë që Komisioni Parlamentar nuk është në rolin e noterit që do të thotë jo çdo gjë që sjell qeveria këtu ne do i vëmë vulën dhe firmën siç e sjellin ata tekstin ne as mos ta diskutojmë thjeshtë e kalojmë.
AdvertisementNe këtu jemi dhe kemi një përgjegjësi para qytetarëve që të paktën aq sa na takon ne në rolin e Komisionit për Edukimin ta diskutojmë me gjithë aktorët dhe gjithë faktorët që kanë vendimmarrje në këtë marrëveshje huaje
Aq më tepër që nuk është një marrëveshje fillestare që hajt ta miratojmë të shikojmë si do eci, t`i japim pra bonusin e mirëbesimit qeverisë, por është në fakt faza 4 kur ndërkohë ne kishim nevojë sot dhe kemi nevojë dhe duhet ta bëjmë.
Prandaj duhet dhe përfaqësuesit politik që të kuptojmë ku kanë shkuar granti 9 milion Euro për rehabilitimin e godinave? Çfarë është bërë me grupin e punës që ka ngritur Kryeministri në nivel qendror për ndërtimin e kampusit universitar?
Duhet të kuptojmë që marrëveshjet e huasë janë marrëveshje të parave të qytetarëve shqiptar, me të vërtetë ne sot do të marrim disa para borxh por këto para do të kthehen pra në fund të ditës ne po flasim për paratë e buxhetit të shtetit po flasim për paratë e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të jemi të përgjegjshëm që të japim gjithë arsyetimin të bëjmë transparencë përpara qytetarëve se pse janë të nevojshme këto para dhe ku kanë shkuar edhe paratë e tjera që janë marrë dhe a kemi garanci sepse nuk ka nivel politik.
AdvertisementËshtë drejtori këtu por nuk është nivel politik n.q.s Ju drejtorët i keni nivel politik hajde pranojeni këtu që ke
shkelur ligjin dhe ne vazhdojmë se nuk është asnjë problem”.