Mbyllet rindërtimi në Krujë, qeveria ndan 336 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet rindërtimi në Krujë, qeveria ndan 336 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti

Kruja është zona e cila këtë të hënë ka përmbyllur procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

336 apartamente janë dorëzuar nga qeveria për familjet që mbetën të pastrehë apo që ju dëmtuan banesat.  Kryeministri Rama i shoqëruar nga zv/kryeministria Balluku, dorëzoi çelësat e apartamenteve të reja

“Këtu kryeministër, kemi 19 godina të cilat kanë 336 njësi të tre tipologjive, pra 1+1, 2+1 dhe 3+1. Ndërkohë që jemi gati edhe me infrastrukturën urbane të brendshme që ka qenë pjesë e kësaj pakete”, – u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

Çdo godinë është e pajisur dhe me parkimin nëntokësor, dhe sipas ligjit shorti për përfitimin e apartamenteve po vazhdon nga njësia vendore.

Advertisement

Të gjitha banesat e ndërtuara ofrojnë kushte optimale për një jetesë normale.

Ndërkohë procesi i rindërtimit ka mbetur ende i hapur në Tiranë me dy kantieret e mëdha tek 5 maji dhe në Kombinat dhe nuk ka asnjë afat se kur mund të përfundojë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy