Mbyllet orari zyrtar i zgjedhjeve në Himarë, shumë qytetarë nuk votuan dot pasi u kishte skaduar karta e identitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet orari zyrtar i zgjedhjeve në Himarë, shumë qytetarë nuk votuan dot pasi u kishte skaduar karta e identitetit

Rreth 23 mijë qytetarë kishin të drejtë vote këtë të dielë për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, pas humbjes së mandatit nga Fredi Beleri.

Procesi është mbyllur në orën 19.00 për t’ia lënë radhën numërimit të votave.

Në garë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga opozita. Procesi nisi normalisht në 36 qendra të bashkisë, ndërsa dy kandidatët votuan në zonat përkatëse Dhërmi dhe Palasë.

Zgjedhjet për kreun e bashkisë u zhvilluan në kulmin e sezonit turistik ndaj dhe qytetarët zgjodhën mëngjeisn dhe pasditen për të shprehur vullnetin e tyre.

Advertisement

Problemti kryesor i vënë re gjatë ditës ishte ai i të gjithë qytetarëve të cilëve u kishte skaduar karta e identitetit: ata nuk janë lejuar që të votojnë.

Kryetari i partisë bashkimi për të drejtat e njeriut Vangjel Dule pretendoi se bëhej fjalë për mijëra votues.

Sipas tij, qeveria kishte angazhuar strukturat e saj për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Edhe drejtuesit e tjerë opozitarë, Berisha e Merta, shprehën shqetësimin e tyre për procesin, duke ngritur akuza se ai është manipuluar  nga qeveria.

Advertisement

Votimet në Himarë pritet ti japin zgjidhje një kalvari gati 15 mujor në këtë bashki, pasi Fredi beleri, edhe pse fitoi në zgjedhjet e kaluara, nuk e ushtroi asnjë ditë detyrën, duke përfunduar në  burg i akuzuar për  vjedhje të votave.

Kjo cështje solli edhe tensionimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy