Policia dhe Ministria e Jashtme bënë të ditur sot se pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë për shkak të protestave të sindikatave në vendin fqinj.

Duke nisur nga data 2 prill prej orës 05:30 deri më 4 prill, do të mbyllen pikat e kalimit kufitar në Kakavijë, Tre Urat në Përmet dhe Qafë-Bota në Sarandë.

Konkretisht nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Por do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe si dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet shqiptare u bëjnë apel qytetarëve që të përdorin pikat e tjera kufitare me Greqinë si ajo e Kapshticës.

Ndërkohë policia shton se është në kontakt me palën greke për të mësuar nëse mund të ketë bllokim edhe në Kapshticë./vizionplus.tv