Mbyllet ankandi me i madh fotovoltaik, fituese 8 kompani vendase dhe të huaja, çmimi mesatar i ofruar 51 euro mw/h

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet ankandi me i madh fotovoltaik, fituese 8 kompani vendase dhe të huaja, çmimi mesatar i ofruar 51 euro mw/h

Fuqia instaluese nga kompanitë pjesëmarrëse është 283 më/h me një çmim mesatar prej 51 euro për mw/h.

Këto janë të dhënat e ankandit të parë fotovoltaik hibrid, i cili këtë të mërkurë shpalli fituesit. Gara e hapur gjatë muajit janar bëri që interesi i kompanive të huaja dhe vendase të ishte i lartë. Fituesit e shpallur janë një grup kompanish, 8 gjithsej,  që të gjitha së bashku kanë ofruar fuqinë instaluese 283 mwh nga 300 të kërkuarat. Panelet për prodhimin e energjisë do të jenë në qytete të ndryshme, si Fier, Korçë apo Shkodër.

“Lidhur me procedurën e zhvillimit të ankandit më duhet të them se jemi mjaft të kënaqur nga interesi i shtuar që kemi pasur nga kompanitë kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht europiane. Kanë paraqitur ofertat 14 ofertues, nga të cilët janë kualifikuar 9, një rate i lartë ky do të thoja dhe kapaciteti që këta 9 operatorë kanë ofertuar është 355.93 megavatorë.”

Çmimi mesatar i ofruar nga kompanitë pjesëmarrëse është 51 euro/mwh nga 59 që ishte çmimi maksimal. Por si do të funksionojë ky ankand i quajtur hibrid?

Advertisement

“Ankandi hibrid që po konkludojmë sot është më i madhi i zhvilluar në vend dhe ku shteti shqiptar nuk angazhon asnjë aset shtetëror, ndaj dhe quhet hibrid. Nëse në dy ankandet e mëparshme, pra atij të Karavastasë dhe të Spitallës, shteti ka vendosur tokën në dispozicion të prodhimi të energjisë nga këto ankande, në këtë rast kemi një ankand hibrid, ku toka është siguruar nga subjektet e interesuara dhe nga ana tjetër shteti është vetëm blerësi i energjisë të prodhuar nga këto parqe”,  tha Balluku.

Por ministrja njoftoi se së shpejti do të ketë një studim të mirëfilltë se ku do të ndërtohen këto parqe, pasi deri më tani vendimet kanë qenë spontane.

“Duke qenë se kapacitetet po rriten, duke qenë se iniciativat private edhe jashtë ankandeve po shtohen, duke qenë se rrjeti i transmetimit shumë shpejt do të vihet në vështirësi për zonat ku ngrihen këto kapacitete, ju duhet të kuptoni që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në muajt në vazhdim do të dalë me një studim të mirëfilltë të territorit shqiptar, të bazuar mbi kapacitetet që ne kemi në transmetim dhe në shpërndarje dhe duke orientuar kështu se ku do të ndërtohen njësitë e tjera gjeneruese, qofshin këto fotovoltaike apo eolike.”

Aktualisht ka nisur nga puna në shkurt të atij viti parku fotovoltaik i Karavastasë, ndërsa ai i Spitallës është në proces. Shqipëria ka nevojë për burime alternative energjie për të ulur varësinë e prodhimit të energjisë nga reshjet e shiut. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy