Vendimi më i fundit për të mbyllur baret dhe restorantet në orën 20:30 është kapaku që i vihet krizës që po kalon ky sektor gjatë këtij viti. Teksa shpresa e vetme për restorantet ishin pikërisht festat e fundvitit për të rikuperuar sadopak humbjet e vazhdueshme, me vendimin e fundit në këtë degë të ekonomisë situata rëndohet edhe më shumë.

 

“Për ne nuk ishte një vendim surprizë. Por po shpresonin që me këto festa të mund të merrnim sadopak nga ai fitim i munguar i këtij viti. Por nuk na lanë. Nga kjo situatë janë të gjithë humbur, ne si biznes, qytetarët që do rrinë në shtëpi por edhe arka e shtetit që s’ka çfarë të arkëtojë”, thotë Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve. 

“Për ne të hoteleve situata është edhe më rëndë. Në kushtet kur s’kemi as turistë se kufijtë janë mbyllur, puna në restorante mbetej një shpresë. Në këto kushte kjo është në vazhdën e penalizmit që po na bëhet”, thotë Eduart Xhepa, Kryetar i Shoqatës së Turizmit, Durrës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edhe ato pak prenotime që ishin bërë kohët e fundit nga ata qytetarë që donin të festonin natën e Krishtlindjes apo Vitit të Ri do të anulohen.

 

“Edhe ato prenotime që kemi patur kanë qenë me pikëpyetje, pasi nuk e dimë se si do shkonte situata. Ndaj edhe këto do të anulohen pasi nuk besoj se do të dojë njëri të vijë në hotel dhe të mbyllet në dhomë në orën 20:00”, tha Eduart Xhepa. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky vit do të mbyllet me një bilanc të zi, pasi mund të them pa frikë se një e treta e bareve apo restoranteve do të mbyllen”, shtoi Jahaj.

 

Operatorët e fushës e shohin me skepticizëm këtë vendim pasi sipas tyre, nuk ka analiza të besueshme që fasha e orarit të ndikojë në frenimin e infektimit, në këtë kushto ata i kërkojnë qeverisë që mbështesë sektorin me një paketë financiare.

Ne kemi një thirrje për Komitetin dhe për qeverinë, për aq kohë sa nuk na lë të punojmë të paktën të kuptojë situatën tonë dhe qeveria të mbështesë sektorin me një paketë të dedikuar, pasi humbjet janë të mëdha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Krishtlindja dhe Viti i Ri do të mbahen mend si festat më të pazakonta pasi do të kalohen vetëm në shtëpi.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";