Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka takuar sot gjeneralin amerikan James Logan Jr, kompania e të cilit do të mbrojë të dhënat sensitive të shqiptarëve.
Balluku shprehet se Jones, është i gatshëm të punojë me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike. Bashkëpunimi me “Jones Group” është njoftuar që vitin e kaluar, pas skandalit të publikimit të të dhënave sensitive të qindra-mijëra shqiptarëve, njohur dhe si databaza e patronazhistëve.
“Sot takova James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Europiane të SHBA-ve, Komandant Suprem i Aleatëve në Europë dhe përfaqësuesi më i lartë i “Jones Group International”, i cili ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare për mbrojtjen kibernetike, si një nga kompanitë me eksperiencën më të madhe në SHBA dhe Europë”, shprehet Balluku.