“Mbretëresha shkel syrin”/ Media britanike ngre ‘alarmin’: Si bandat shqiptare po shesin dokumente false në rrjetet sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mbretëresha shkel syrin”/ Media britanike ngre ‘alarmin’: Si bandat shqiptare po shesin dokumente false në rrjetet sociale

Media e njohur Daily Mail ka shkruar një artikull të plotë dhe të detajuar në lidhje me bandat shqiptare që fasifikojnë dhe reklamojnë në internet dokumente britanike false.

 

Bandat përdorin fotografitë e Mbretëreshës dhe Pallatit Buckingham në rrjetet sociale për të reklamuar pasaporta me elementë biometrik të cilat janë të vështirë për tu dalluar nëse nuk kalojnë në skanerat e aeroporteve apo pikave kufitare.

 

Advertisement

Një gazetar i kësaj medie ka komunikuar me një shqiptar që bënte dokumente të tilla dhe raporton se shqiptari i kishte premtuar, për 3500 paund, shërbim të shpejtë dhe të saktë.

 

‘Franceze, italiane, britanike, bullgare, rumune! Gjithçka bëjmë!-kishte premtuar shqiptari.

 

Advertisement

Një video reklamë e këtyre dokumenteve kishte arritur në 17 mijë shikime në ‘Tik Tok’ ku shfaqej Mbretëresha e Anglisë, e aniumuar duke shkelur syrin: “Kushdo që është i interesuar le të na kontaktojë” shkruhej në këtë video.

 

Daily Mail raporton gjithashtu se qendra e prodhimit të këtyre dokumenteve ndodhet në Shqipëri ndërsa ‘koka’ e bandës ndodhet në Britaninë e Madhe.

 

Advertisement

Pasaportat apo kartat europiane kushtojnë 2000 paund, ndërsa vetëm ajo britanikja arrinte në 3500.

 

Në bisedë me gazetarin e kamufluar, trafikantët kishin premtuar se bënin edhe viza angleze, patenta, çertifikata të ndryshme apo edhe teste covidi.

 

Advertisement

Pavarësisht se puna bëhet në Shqipëri, grupi shet dokumente për klientë nga e gjithë bota.

 

Në rrjetet sociale publikohen edhe pamje nga mënyra se si bëhen këto dokumente apo edhe raste ‘suksesi’ që merren si shembull për klientë që kanë kaluar të sigurt kufijtë ajror dhe jo vetëm.

 

Advertisement

Në lidhje me rastin në fjalë kanë reaguar edhe autoritetet britanike të cilat shprehen se nëse nuk merren masa situate do të bëhet shumë e rrezikshme.

 

Rreth 2000 raste në vit raportohet se janë personat që kapen duke tentuar të futen në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente false. DailyMail/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy