![Mbolli 440 rrënjë kanabis mes agrumeve dhe vreshtit, arrestohet 53-vjeçari në Milot](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/03/7f5dae4e-22a0-479a-adb5-78261a8b8126-447x400.jpg)
Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi kishte mbjell 440 fidanë kanabis në Fushë Milot.
Si rezultat i kontrolleve, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vendin e quajtur Laskaj, Fushë Milot, Kurbin, në tokën në pronësi të shtetasit A. H., 53 vjeç, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Advertisement
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç, banues në Laskaj, Fushë Milot. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.